Protesta e pensionistëve serbë ka përfunduar e qetë dhe pa asnjë incident, sot në sheshin e Mitrovicës së Veriut.
Aty u mblodhën mijëra qytetarë, në mesin e pensionistëve pati përfaqësues të sindikatave të ndryshme, punëtorë shëndetësorë dhe studentë.
Kësaj proteste i ishin bashkangjitur edhe përfaqësues të Listës Serbe. Në parullat që i mbanin në duar, në disa prej tyre thuhej “Evropë hapi sytë”, ” Pensionin tërë jetën e kam marrë e merituar, nuk ia jap Kurtit”.