Përfundon për këtë javë gjykimi ndaj Thaçit, seanca vazhdon më 28 gusht

Përfundon për këtë javë gjykimi ndaj Thaçit, seanca vazhdon më 28 gusht

Sot ka përfunduar dëshminë e saj dëshmitarja e 17-të në rastin e krerëve të UÇK-së në Hagë.

Dëshmitarja e 17-të me radhë, Dragica Bozhaniq, ka përfunduar me përgjigjet e saj më shpejt se që ishte planifikuar.

Gjykimi në këtë rast ka përfunduar dhe pritet të vazhdojë më 28 gusht.

Gjatë kësaj javë janë dëgjuar 2 dëshmitarë.

Çka tha ajo gjatë dëshmisë:

Ajo  ka pretenduar se që nga koha e luftës nuk i kishte parë më bashkëshortin dhe djalin dhe se UÇK-ja ka gisht në zhdukjen e tyre.

Dëshmitarja serbe e ka pranuar se para sulmit nga pjesëtarët e UÇK-së, serbët civilë të asaj ane, ishin armatosur nga Serbia.

Kjo pasi Gregory Kehoe, avokati i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi e ka pyetur teksa e ka përballur edhe me disa deklarata të kaluara.

Ai e ka pyetur për armatimin që kishin serbët e asaj zone dhe a e kishin marrë nga forcat serbe.

Dëshmitarja serbe e ka pranuar se para sulmit nga pjesëtarët e UÇK-së, serbët civilë të asaj ane, ishin armatosur nga Serbia.

Bozhaniq e ka pohuar faktin se serbët në fshatin e saj, Zoqisht, ishin të armatosur.

“Kur filluan të shtenat ju e kuptuat që serbët kishin armë më vete?”, pyeti Kehoe, ndërkaq përgjigja e Bozhaniq ishte “Po”.

Ajo madje ka thënë se serbët civilë kishin edhe jelekë ushtarakë me vete.

Në këtë proces gjyqësor deri tani janë dëgjuar gjashtëmbëdhjetë dëshmitarë të ZPS-së, vetëm dy prej tyre pa masa mbrojtëse dhe në seanca të hapura për publikun.

Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve ka nisur me 3 prill me deklaratat hyrëse ku të gjithë janë deklaruar të pafajshëm për akuzat për krime të pretenduara të luftës.

Related Articles