Ka përfunduar pjesa e parë me tre gola të realizuar në ndeshjen e parë gjysmëfinale ndërmjet Manchester Cityt dhe Real Madridit
“Qytetarët” kanë mbyllur fraksionin e parë të lojës me avantazh të ngushtë 2:1 ndaj “mbretërve” në stadiumin “Etihad”.
Rezultati u zhbllokua vetëm pas 2 minutave lojë kur mesfushori belg, Kevin de Bruyne realizoi me kokë për t’ia dhënë avantazhin vendasve.
Pa kaluar dhjetë minuta të plota, Kevin de Bruyne doli sërish në skenë, veçse në rolin e asistuesit për Jesus që dërgoi topin në rrjetë.
Sidoqoftë, Los Blancos gjetën forcën dhe e ngushtuan avantazhin në 2:1 me top sulmuesin Karim Benzema që shënoi në minutën e 33-të.
Bazuar në statistika, City ishte skuadër më e mirë në fushë në 45 minutat e para.