Përfundon Samiti, publikohet fotografia e përbashkët e liderëve

Përfundon Samiti, publikohet fotografia e përbashkët e liderëve

Ka përfunduar samiti BE-Ballkani Perëndimor, ku morën pjesë 27 liderët e vendeve të Unionit, përfshirë presidentin e Këshillit të BE-së, presidenten e Komisionit Evropian dhe 6 udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor.

Rëndom pas takimit, pason edhe fotografia familjare e të gjithë pjesëmarrësve të takimit.

Presidentja Osmani është parë në rreshtin e dytë të liderëve në fotografinë e përbashkët.

Mediave në një konferencë pritet t’ju drejtohen Presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe presidenti francez Emmanuel Macron.

Ndërkohë që presidentja Osmani, në fjalimin e saj në takimin me liderët e vendeve të Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor, ajo ka shprehur me shqetësim të madh kërkesën për liberalizim të vizave per qytetarët e Kosovës.

”Kjo thjesht ka shkuar shumë larg. Qytetarët e mi ndihen të diskriminuar, pavarësisht se janë populli më pro-evropian dhe i plotësojnë të gjitha kriteret prej 4 vitesh. Ata mbeten të izoluar në zemër të kontinentit ku jetojnë”.

Related Articles