Ka përfunduar seanca gjyqësore ndaj katër serbëve që u arrestuan të dielën në Gjakovë.
Lajmin për Gazeta Enigma e ka konfirmuar zëdhënësi Lekë Muqaj.
“Para pak momentesh ka përfunduar seanca. Tani duhet të pritet vendimi i cili do të merret nga gjyqtari i rastit. Sapo të ketë ndonjë vendim do t;ju njoftojmë”, deklaroi ai.
Ndaj, B.R., N.V., P.K. dhe M.S, Prokuroria sot gjatë ditës ka kërkuar nga gjykata caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh.
Në njoftimin e organit të akuzës, thuhet se të njëjtit u ndaluan për posedim të armëve të ftohta- një sëpatë dhe dy thika.
Ndër të tjera, thuhet se të dyshuarit u ndaluan pasi kishin tejkaluar shpejtësinë e lejuar.