Rezultati i parë zyrtar i zgjedhjeve presidenciale në SHBA është shpallur nga Dixville Notch, një qytet i vogël turistik në New Hampshire, i njohur për traditën e tij që daton që nga viti 1960, për të qenë i pari që përfundon votimin.
Votuesit e qytetit filluan të hedhin votat e tyre në mesnatë, dhe numërimi përfundoi vetëm 15 minuta më vonë, shkruan Gazeta Enigma.
Në këtë rast, rezultati i parë ishte i barabartë, me nga tre vota për kandidatin republikan Donald Trump dhe tri për kandidaten demokratike Kamala Harris.
Votimi u zhvillua në Shtëpinë Tillotson, një vend i njohur për atmosferën e tij miqësore dhe të ngrohtë, ku votuesit shijuan biskota, kafe dhe kaluan kohë me disa qen miqësorë.
Ky qytet ka një traditë të veçantë që e bën të njohur në botën e zgjedhjeve amerikane, duke u bërë një simbol i fillimit të procesit zgjedhor për presidentin e SHBA-së./GazetaEnigma/