Kombëtarja e Shqipërisë në futboll po bëhet gati për një vit të madh dhe historik.
Sipas asaj që raporton Top Channel, Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur marrëveshje me Federatën Suedeze që ky takim të luhet më 25 mars 2024.
Sa i përket miqësores me Suedinë, kjo do të jetë hera e gjashtë që dy përfaqësueset do të përballen në një ndeshje futbolli.
Në të kaluarën Shqipëria dhe Suedia janë përballur vetëm një herë në një ndeshje miqësore që është fituar nga kuqezinjtë me rezultatin 2-1.