Kryeministri Albin Kurti është pyetur sot nga gazetarët gjatë një vizite, se a ka qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, raporton Gazeta “Enigma”.
I pyetur nga gazetarët se a ka qenë pjesë e UÇK-së, Kurti ka thënë se nuk është koha për fushatë zgjedhore, dhe se fushatën do ta lë pas pushimeve verore.
“Sa i përket fushatave zgjedhore, ato do t’i bëjmë pas pushimeve verore, tani jemi për të parë punimet infrastrukturore”, tha Kurti para gazetarëve.
Kujtojmë se komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, Rrustem Mustafa – Remi, kishte deklaruar se kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, e ka pasur bashkëluftëtar në UÇK. Një gjë e tillë nuk u prit mirë nga ish krerët e UÇK-së/ Gazeta Enigma.