Autoritetet izraelite njoftuan sot se shtetasve izraelitë do t’u ndalohet të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara nga e marta nëse nuk kanë një leje të veçantë.
Si arsye për futjen e kësaj mase kanë përmendur shqetësimet për përhapjen e variantit omicron.
Lloji omicron u identifikua për herë të parë në nëntor në Afrikën e Jugut dhe shpejt u përhap në mbarë botën. Për shkak të përhapjes së shpejtë të këtij varianti, shumë vende kanë rifutur kufizimet e udhëtimit dhe masa të tjera.
Përkundër faktit se për momentin nuk duket se shkakton simptoma më të rënda sesa varianti delta, të dhënat paraprake sugjerojnë se omicron mund të jetë më rezistent ndaj vaksinave dhe të ketë shkallë më të lartë transmetimi. / Gazeta Enigma.