“Përkrah ShBA-së, rruga jonë përpara është e sigurt”, Mehaj takohet me Howard

“Përkrah ShBA-së, rruga jonë përpara është e sigurt”, Mehaj takohet me Howard

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, ka pritur në takim zëvendëskomandantin e Komandës Evropiane të Shteteve të Bashkuara (EUCOM), Gjenerallejtënant Michael L. Howard.

Ai e ka njoftuar mysafirin për objektivat që ka dikasteri që drejton si dhe ka shprehur falënderim për mbështetjen që Amerika i jep Kosovës.

“Përkrah SHBA-së dhe Forcave të Armatosura të saj, rruga jonë përpara është e qartë dhe e sigurt”.

“Republika e Kosovës qëndron fuqishëm përkrahë SHBA-së dhe aleatëve të saj në rrugën e integrimeve euroatlantike si dhe në shërbim të paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal, kontinental dhe global”, ka shtuar Mehaj. / Gazeta Enigma.

May be an image of 7 people, people sitting and people standing

Related Articles