Përkrahësit e Kurtit thonë se ai nuk nënshkruan marrëveshje që e dëmton vendin

Përkrahësit e Kurtit thonë se ai nuk nënshkruan marrëveshje që e dëmton vendin

Gjatë ditës së sotme në Bruksel është diskutuar lidhur me planin franko-gjerman, në mes të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq.

As pas këtij takimi nuk ka pasur marrëveshje mes palëve.

Ndërkaq, qytetarët e Gjakovës të cilët e kanë votuar Kurtin, u shprehën se ai nuk do ta votonte ndonjë marrëveshje që do ta dëmtonte vendin.

Derisa familjet e të pagjeturve u shprehën skeptikë rreth këtyre takimeve.

Madje, disa nga ta u shprehën kategorikisht kundër marrëveshjeve me Serbinë.

Related Articles