Kombëtarja e Argjentinës do ta luajë ndeshjen e radhës thuajse në cilësinë e nikoqires.
Argjentina do të ketë një test mjaft të vështirë në fazën çerekfinale të Kupës së Botës, kur përballë do të ketë kombëtaren e Holandës.
Sipas raportimeve të Gustavo Yarroch të ‘ESPN’, Argjentina do të ketë një përkrahje masive në ndeshjen e ardhshme.
Yarroch thotë se argjentinasit po zbarkojnë në Doha gjithnjë e më shumë.
Tani, më shumë se 40 mijë argjentinas (njerëz që kanë ateruar nga Argjentina) pritet të jenë prezent në ndeshjen e së premtes.
Kombëtarja e Argjentinës ka pasur një përkrahje masive në secilën ndeshje të këtij Botërori.
Argjentina ishte e para kombëtare që arriti t’i shiste të gjitha biletat për një ndeshje, akoma pa filluar Kampionati.