Përleshja ndërmjet grupeve të tifozëve para derbit Prishtina – Ballkani në stadiumin “Fadil Vokrri” ka bërë bujë edhe në faqet më të mëdha të tifozëve “ultras” në rrjetet sociale.
“Plisat” e Prishtinës dhe “Xhebrailat” e Ballkanit u përleshen brenda stadiumit para fillimit të derbit të javës, me një person që është therrur me thikë.
Faqja “Ultras-tifo.net” që është një nga më të mëdhat në botë ka publikuar pamjet e përleshjes, duke shkruar se një rrahje e madhe ka ndodhur në Kosovë, saktësisht në ndeshjen Prishtina – Ballkani.
“Fillimi i ndeshjes Prishtina – Ballkani është dashur të vonohet pak për shkak të trazirave. Tifozët vendas (“Plisat”) vrapuan në fushë dhe sulmuan mysafirët (” Xhebrailat “). Sipas mediave vendase, një tifoz i Ballkanit është therur me thikë”, ka shkruar faqja në fjalë në artikullin e publikuar për përleshjen në Prishtinë.
Kjo faqe ndjeket nga mbi një milion persona vetëm në Facebook.