Ndeshja në mes të Istogut dhe Suharekës përfundoi me përleshje, ku edhe mbeti i lënduar futbollisti Liridon Fetahaj.
Klubi vendas përmes një reagimi ka treguar se çfarë ka ndodhur.
Ata kanë fajësuar gjyqtarin kryesorë për anim.
Ky është reagimi i Istogut:
Reagim nga FC Istogu
Klubi i futbollit të Istogut FC Istogu më anë të këti reagimi dëshiron të njoftoj opinionin sportdashës dhe futbolldashës së në ndeshjen e zhvilluar sot në stadiumin “Demush Mavraj” në Istog në kuader të javës së V të Viva Fresh Liga e parë e Kosovës në futboll grupi A, ku mysafirë ishte ekipi nga Suhareka FC Suhareka.
Që nga fillimi i ndeshjes shihej qartë animi i referit kryesor dhe pjesërisht asistentit të parë.
Për kundër dëmtimit të vazhdueshëm me faula dhe kartona të paqenë të ekipit tonë, neve arritëm disa herë të rrezikojmë portën e kundërshtarit. Pas përfundimit të pjesës së parë, duke parë se e kan të pamundur me ketë lojë të fitojnë ndaj nesh, është zenë në “flagrancë” drejtori sportiv i FC “Suhareka” duke “biseduar diçka” me referët në zhveshtorën e tyre. Edhe pas reagimit tonë ai nuk pranoj me dalë nga zhveshtorja, dhe tek pas alarmimit të delegatit dhe reagimit të tijë, ai mezi ka dalë nga zhveshtorja.
Me të filluar pjesa e dytë përsëri ka vazhduar avazi i njëjtë i referimit më shumë gabime dhe ndeshkime ndaj lojtareve tanë. Në minuten e 83 ekipi i jon kalon në epërsi, kurse në minutat e fundit gjyqtari kryesor i ndeshjes ka akorduar 6 minuta shtese të pakuptimta, pasiqe gjatë gjithë pjesës së dytë nuk kishte ndërprerje aq të gjata.
Por, ajo çka ishte kulmi i gjithë keti skandali edhe pas kalimit të 6 minutav shtese gjyqtari kryesor nuk e përfundon ndeshjen por e zgjat në 7.20 sekonda në momentin kur edhe ekipi mysafirë barazon rezultatin.
Në të përfunduar ka pas reagime nga zyrtaret e klubit tanë në drejtime të gjyqtarin kryesor por pa e versul apo largqoftë edhe të godasin.
Në gjithë këtë tollovi edhe shikusit e pranishëm kanë reguar ndaj gjyqtarin kryesor, por e çuditshëm ishte fyrjet dhe sharjet e lojtareve mysafirë drejtuar lojtareve dhe shikuesve të pranishëm, sidomos lojtari më numer 10 i ekipit mysafirë Liridon Fetahu ku pastaj ka pas përplasje në mes lojtareve në fushë dhe në asnjë moment tifozet nuk kanë hyr në fushë, pavarësisht që edhe në gjatë ndeshjes edhe gjatë përfundimit të saj ka pasur sharje nga lojtaret mysafirë në drejtim të lojtarev dhe shikuesve, duke tensionuar edhe më shumë situaten.
Andaj klubi ynë me anë të keti reagimi dëshiron të ju njoftoj për ngjarjet e ndodhura sot dhe shpreh keqardhje për raste të tilla.
Prapëseprapë Istogu mbetet vendi ku gjithmonë klubet mysafirë, gjjyqtaret, delegatet janë pritur si në shtëpi e tyre, por jo me tendenca të tilla.
Me respekt nga FC Istogu