Mbrëmjen e së martës, dy persona të cilët vuajnë dënimin me burgim në burgun e Dubravës janë përfshirë në një përleshje.
Palët fillimisht kishin pasur mosmarrëveshje mes vete dhe më pas gjithçka dyshohet të ketë eskaluar në dhunë fizike, njofton Sinjali.
Burimet thonë se i burgosuri B.Rr po dyshohet se e ka sulmuar të burgosurin tjetër duke e goditur nga mbrapa. Për pasojë, viktima ka marrë lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor, ndërkohë që palët kanë dhënë dëshmitë e tyre lidhur me rastin.
Lidhur me rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që të iniciohet rasti si “Lëndim i lehtë trupor”.