Përleshje në një shkollë fillore në Vushtrri: 15-vjeçari grushton dhe përplas për banke shokun e klasës

Përleshje në një shkollë fillore në Vushtrri: 15-vjeçari grushton dhe përplas për banke shokun e klasës

Rrahjet e përleshjet mes nxënësve në shkollat fillore e të mesme janë shumë të shpeshta. Drejtoritë shpesh detyrohen të kërkojnë ndihmën e Policisë për të intervenuar në incidente të tilla që ndodhin brenda hapësirave të shkollave. Një rast i tillë dyshohet se ka ndodhur sot në një shkollë fillore në Vushtrri, ku janë përfshirë dy nxënës.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një mosmarrëveshje, ku një nxënës, 15-vjeçar, ka sulmuar fizikisht një nxënës tjetër, të cilit për pasojë i ka shkaktuar lëndime trupore, për çka është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Burimet nga Emergjenca kanë bërë me dije se viktima po merr trajtim mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë. Sipas informacioneve të para, i mituri është goditur nga shoku i klasës me grushte dhe më pas është përplasur për bankën e klasës.

Në anën tjetër, Policia është vënë në lëvizje për ta arrestuar të dyshuarin, i cili është shoqëruar në stacion policor, ku ka dhënë deklaratën e tij lidhur me rastin.

Ndaj tij, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar rasti ‘Lëndim i lehtë trupor”.

Kujtojmë se rastet e tilla janë kthyer në shqetësim edhe për prindërit, për shkak të sigurisë në institucionet arsimore dhe në afërsi të tyre.

Related Articles