Shpërthen zjarri në një autosallon në Novobërdë, digjen tri vetura

Shpërthen zjarri në një autosallon në Novobërdë, digjen tri vetura

Një zjarr i madh ka shpërthyer sot në një autosallon në fshatin Pasjak të Novobërdës, ku për shkaqe ende të panjohura tri vetura janë përfshirë nga flakët. Rasti është denoncuar nga një kalimtar rasti, ndërsa dëmi dyshohet se kap vlerën e rreth 20 mijë eurove.

Kështu ka bërë të ditur një sinjalizues i Sinjalit, i cili ka njoftuar se posa rasti është raportuar, njësitë policore bashkë me Zjarrfikësit kanë intervenuar në vendin e ngjarjes, me ç’rast është shuar zjarri.

Sipas pronarëve të autosallonit, tri vetura, dy prej të cilave BMW janë përfshirë nga flakët dhe njëra nga to është djegur tërësisht.

Bashkëpronarët nuk kanë dyshime te ndonjë person i caktuar e as për shkaqet që mund të kenë shkaktuar zjarrin.

Lidhur me rastin, në vendin e ngjarjes janë bërë ekzaminimet e nevojshme, teksa Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit si “Zjarrvënie”.

Related Articles