Përparim Rama thotë se nuk është i kënaqur me mirëmbajtjen e kryeqytetit nga kompania “Pastrimi”

Përparim Rama thotë se nuk është i kënaqur me mirëmbajtjen e kryeqytetit nga kompania “Pastrimi”

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se nuk është I kënaqur me mirëmbajtjen e kryeqytetit nga kompania “Pastrimi”.

Rama ka deklaruar për media se është duke punuar që Prishtina të jetë më e pastër, por që kjo gjë të realizohet ai i kërkoi bashkëpunim edhe qytetarëve.

“Nuk jam i kënaqur me kompaninë “Pastrimi” dhe po ashtu me  “Hortikulturën”, por jemi në proces e sipër të ristrukturimit për ta marrë këtë aspekt me përgjegjësinë më të madhe për ta pastruar Prishtinën.  Si rrjedhojë jemi duke organizuar dy data gjatë vitit që bashkë me FSK-në, policinë, shkollat, bizneset dhe OJQ-të do të pastrojmë  gjithë kryeqytetin dhe ta marrim si inicim për ta mbajtur pastër, sepse ne i hedhim [mbeturinat] se nuk pikin prej qiellit. Duhet të kemi bashkëpunim të mirëfilltë me të gjithë qytetarët e Prishtinës”.

I pari i Prishtinës këtë deklaratë e bëri derisa ka vizituar njërën nga 18 pikat e reja ushqyese për qentë endacakë në oborrin e Universitet të Prishtinës./GAZETA ENIGMA/

Related Articles