Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka bllokuar vendimmarrjen e aksionarëve të ndërmarrjeve publike që u emëruar dje nga opozita (VV, AAK, Nisma), pas krijimit të shumicës në Kuvendin e Prishtinës.
Ai, këtë gjë e ka bërë duke shkarkuar aksionarët që ka emëruar vetë ai, për ta pamundësuar funksionimin e aksionarëve të emëruar nga Kuvendi Komunal.
“Komisionet komunale të aksionarëve nuk mund të mblidhen dhe të marrin vendime pa qenë të plotësuara në përbërje të plotë siç e përcakton ligji, një anëtar i emëruar nga kryetari dhe një anëtar nga Kuvendi Komunal”, ka shkruar Rama.
Më poshtë gjeni vendimin e plotë të lëshuar sot nga Kryetari Përparim Rama: