Katër persona janë lënduar, në fshatin Zborc të Shtimes, si pasojë e një aksidenti të ndodhur mes dy veturash – ku njëra prej tyre është me targa të huaja.
Lajmin për Sinjalin, e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt Kanun Veseli.
Ai mes tjerash tha se incidenti ndodhi në ora 20, dhe se po hetohen shkaqet e tij.
