Përplasi për vdekje këmbësorin, arrestohet shoferi

Përplasi për vdekje këmbësorin, arrestohet shoferi

Një 33-vjeçar është arrestuar këtë të martë në Korçë.

Shtetasi A.K aksidentoi 69-vjeçarin N.C, i cili ndërroi jetë pasi u transportua në spital.

I riu akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

“Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë, në përfundim të veprimeve procedurale, arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., 33 vjeç, banues në fshatin Bulgarec, Korçë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi në lagjen nr.18, Korçë, në rrugën “Muzakajt”, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin N. C., 69 vjeç, banues në fshatin Çiflig, Korçë, i cili është transportuar për mjekim, në spitalin e Korçës, ku më pas ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Related Articles