Përplasje mes Matoshit dhe Zekës, gazetari-deputetes: Kopilesha e Millosheviçit, kjo që ka fjetur nëpër vilat e Beogradit kur ne luftonim

Përplasje mes Matoshit dhe Zekës, gazetari-deputetes: Kopilesha e Millosheviçit, kjo që ka fjetur nëpër vilat e Beogradit kur ne luftonim

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi, ka reaguar me një postim ironik në Facebook lidhur me zhvillimet e fundit rreth aktakuzës për spiunazh ndaj Fatmir Shehollit.

Në postimin e saj, Matoshi i është drejtuar gazetarit Milaim Zeka, i cili përmendet në dosjen e Prokurorisë Speciale, duke shkruar: “Milo, bleje nje sapun edhe per veti se qaty shpejte ki me ju bashkangjite”.

Pas këtij reagimi, Zeka i është kundërpërgjigjur Matoshit me një postim, në të cilin ka përdorur gjuhë të ashpër dhe akuza ndaj deputetes.

Në kundërpërgjigjen e tij, Zeka ka përdorur tone të ashpra ndaj deputetes, duke e akuzuar atë për afërsi me regjimin e Slobodan Millosheviqit dhe duke bërë pretendime për qëndrimin e saj gjatë luftës në Kosovë.

Qe kjo kopilesha e Millosheviçit, gjaku i prishur i Mirjana Markoviçit. Kjo qe ka fjetur neper vilat e Beogradit, kur ne luftonim neper malet e Kosoves, per t’ia ndjekur nga Kosova Serbine e saje te dashur. Shikoni se kush ulet ne Kuvendin e Kosoves?! Kjo qe na keshillon per sapuna, ani se nuk na tregon deri ne funde se me çfare maje i preferon per vete? Apo ndoshta, duke qene si mbetje e Gjorgje Martinoviçit, garant qe i preferon shishet e birres te Nokshiqit, recept qe ia ka lane trashigimi Martinoviçi. Hajt se edhe Milloshi u kane qu peshe, po ne fund ju iq nana edhe baba. Te ka ardhe dita, ama mbaje ne mend se ka me te ardhe edhe edhe nata!”, shkroi ai.

Related Articles