Futbolli në Kosovë është në fazë kritike pasi që gati çdo javë po ka incidente të ndryshme.
Së fundmi po raportohet se ne Hogosht është sulmuar gjyqtari i ndeshjes Kika-Vushtrria, shkruan Gazeta Enigma.
Enigma mëson se gjyqtar kryesor në këtë ndeshje ka qenë Rrezart Hasani dhe se është sulmuar nga futbollistët e Kikës Besfort Emini dhe lojtari brazilian Talisson.
Gjyqtari u sulmua pasi që ka ndëshkuar me karton të kuq futbollistin brazilian.
Atje po luheshin minutat e fundit, teksa Vushtrria ishte duke avancuar me rezultat 1:2.
/Gazeta Enigma/