Policia e Kosovës ka njoftuar se në Vushtrri dy persona të maskuar kanë tentuar të rrëmbejnë një djalë të moshës 11 vjeç.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në lagjen ku banon para hyrjes së objektit dy persona të maskuar kanë tentuar që t’ia rrëmbejnë djalin e tij (moshë-11 vjeç), por nuk ia kanë arritur, dhe të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur. Sipas ankuesit, djali nuk ka nevojë për tretman mjekësor pasi gjendja e tij shëndetësore është e mirë”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Policia thotë se ende nuk dihet motivi i rastit, ndërsa lidhur me rastin është informuar edhe prokurori dhe se njësitet policore janë duke hetuar rastin.
/Gazeta Enigma/.