Kishte frikë t’a raportonte Policinë, gruaja nga Ferizaj ngacmohet seksualisht

Kishte frikë t’a raportonte Policinë, gruaja nga Ferizaj ngacmohet seksualisht

Është ngacmuar seksualisht një femër, në Ferizaj, duke i bërë presion psikologjik në mënyrë sistematike.

Kjo është bërë e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, ku theksohet se viktima nuk kishte guxuar t’a raportojë më herët rastin.

Lidhur me këtë, njësitet polciore janë duke e hetuar rastin.

“Viktima femër kosovare me  datën 03.05.2021 ka raportuar se nga data e cekur është ngacmuar e sulmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar, duke i bërë presion psikologjik në mënyrë sistematike. Sipas viktimës, mos raportimi me kohë ka qenë frika nga i dyshuari. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftim. 

/Gazeta Enigma/.

Related Articles