Suedia të mërkurën është tronditur nga një sulm i cili la të vdekur 11 persona.
Mediat suedeze kanë raportuar se personi që ka kryer sulmin në një shkollë në Orebro të Suedisë, ishte ish-nxënës i saj.
Hetuesit janë duke punuar për të identifikuar njerëzit që u vranë dhe u plagosën, teksa sipas policisë, të gjithë janë të moshës mbi 18 vjeç.
Duke folur në një konferencë për shtyp, shefi i policisë së Orebro, Roberto Eid Forest, ka thënë se kishte prova të forta që sugjeronin se i armatosuri i dyshuar, i cili është në mesin e të vrarëve, kishte qëlluar veten.
Mediat e kanë identifikuar atë si Rickard Andersson, 35 vjeç, një ish-nxënës i cili jetonte në vend, kishte ndjekur disa klasa matematike në Risbergska disa vite më parë.
Policia nuk e ka konfirmuar identitetin e tij, por ka thënë se i dyshuari nuk kishte lidhje të njohur me bandat kriminale.
Nuk kishte asnjë element po ashtu që të sugjeronte se ai kishte vepruar mbi baza ideologjike. /Gazeta Enigma