Në Suharekë mbrëmë është përuruar Shtëpia e re e Kulturës “Ukë Bytyçi”, ku në ceremoni mori pjesë edhe kryeministri Albin Kurti.
I pari i Qeverisë tha se kjo Shtëpi është një prej qendrave më të mira në Kosovë për nga hapësira, për nga funksioni, dhe për nga mundësitë që i ofrohen komunitetit artistik edhe përtej komunës së Suharekës.
“Ajo do të shërbejë si shtëpi e artit dhe kulturës, do të jetë në dispozicion për të gjithë ata të cilët duan të kontribuojnë në pasurimin e jetës kulturore dhe shoqërore të Suharekës, e që rrjedhimisht, bashkërisht kontribuojmë në ndërtimin e një shoqërie më të pasur intelektualisht dhe shpirtërisht”, shkroi Kurti në një postim në Facebook. /Gazeta Enigma