Përveç Thaçit edhe 4 të tjerët u deklaruan të pafajshëm në Hagë për pengim të drejtësisë

Përveç Thaçit edhe 4 të tjerët u deklaruan të pafajshëm në Hagë për pengim të drejtësisë

Ka nisur seanca e deklaratave hyrëse në rastin ndaj Hashim Thaçi, Bashkim Smakaj, Isni Kilaj, Fadil Fazliu dhe Hajredin Kuçi, të cilët përballen me akuza për pengim të drejtësisë.

Të pestë të akuzuarit, teksa u pyetën veç e veç rikonfirmuan para trupit gjykues se kanë kuptuar akuzat dhe se ndihen të pafajshëm për këto vepra.

Sipas aktakuzës, Thaçi bashkë me të akuzuarit e tjerë dyshohet se kanë vënë në dispozicion informacione konfidenciale që lidhen me dëshmitarë, si dhe kanë dhënë udhëzime për ndërhyrje në dëshmitë e tyre.

Related Articles