Asosacioni i Gazetarëve të Kosovës ka mbajtur një konferencë të jashtëzakonshme për media lidhur me përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit të RTK-së dhe KPM-së.
Gëzim Shala monitorues nga Instituti Kosovës për Drejtësi (IKD) tha se Kosova po rangohet gjithnjë e më poshtë për në indekse dhe raporte të ndryshme ndërkombëtare për shkak të tentativave të shumta për ndërhyrje në këto institucione,
“Është e domosdoshme me përmend që KPM si një institucion i pavarur kushtetues dhe si rregullator i mediave ka një rëndësi kruciale në fushën e lirisë së shprehjes dhe rolit të mediave në Kosovë. Për këtë arsye së bashku me bordin e transmetuesit publik janë bazamente të demokracisë. Për shkak të tentative të shumta për ndërhyrje në këto institucione Kosova është ranguar poshtë e më poshtë në indekse dhe raporte të ndryshme ndërkombëtare.
Tutje, Shala tha se një delegacion i cili ishte në Kosovë rreth një muaj më parë i kishte kërkuar kryeministrit Kurti evitimin e ndërhyrjeve.
“Para një muaji një delegacion ka qenë në Kosovë dhe ka kërkuar nga kryeministri, Kurti pikërisht evitimin e këtyre mangësive që ne sot po i përmendim. Fatkeqësisht përkundër kësaj ne po shohim që këto tendenca për ndërhyrje në këto institucione po vazhdojnë”, tha Shala.
LEXO EDHE:
