Rexha thotë se VV-ja po synon kapjen e bordit të RTK-së dhe KPM-së

Rexha thotë se VV-ja po synon kapjen e bordit të RTK-së dhe KPM-së

Kryetari i AGK-së Xhemajl Rexha, ka mbajtur një konferencë të jashtëzakonshme për media lidhur me përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit të RTK-së dhe KPM-së, me ç’rast ka deklaruar se procesi është krejtësisht jotransparent nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje.

“Koha në të cilën janë ftuar kandidatët për intervistë ka qenë e kufizuar dhe iu ka pamundësuar që të përgatiten për intervistat që nisin sot. Njëri nga kandidatët është ftuar mbrëmë në orën 9:24 për intervistën sot dhe është një praktikë e cila nuk duhet ndjekur”, deklaroi ai para mediave.

Ai theksoi se duhet të pezullohet ky proces, derisa të sigurohet një proces fer dhe transparent.

Kryetari i AGK-së, Xhemajl Rexha, ka thënë se në mbledhjen e mbajtur dje, ka pasur shumë shkelje, të cilat janë bërë nga deputetët e VV-së.

“I gjithë procesi është jotransparent, nga ana e deputetëve të partisë më të madhe, organizimi i shqyrtimit të dosjeve të kandidatëve, janë mbi 70 për RTK dhe mbi 30 për KPM. Ka pasur mungesë transaprence dhe për këtë anëtarët e opozitës e kanë bojkotuar mbledhjen e komisionit ad-hoc. Koha që janë ftuar kandidatët për intervistë ka qenë e kufizuar, dhe ua ka pamundësuar kohën e përgatitjes. Njëri kandidat është ftuar në orën 21 për intervistë sot. 70 aplikime që janë pranuar të premten, deputetët i kanë shqyrtuar dje, direkt pas pushimit të pashkëve. AGK dhe shoqëria civile kërkon që ky proces të pezullohet, dhe të nis vetëm kur të sigurohet që ka transparencë, dhe me kohë të përshtatshme për përgatitje. Më mirë të ketë vonesë në zgjedhjen e anëtarëve të bordeve, se të ketë proces të komprometuar, dhe që ka për synim kapjen e këtyre bordeve”, tha Rexha.

Related Articles