Pesë ditë pas aksidentit në Mitrovicë, ndërron jetë njëra nga të lënduarat në QKUK

Pesë ditë pas aksidentit në Mitrovicë, ndërron jetë njëra nga të lënduarat në QKUK

Një grua ka humbur jetën pesë ditë pas një aksidenti të rëndë trafiku që kishte ndodhur në Mitrovicën e Jugut.

Sipas Policisë së Kosovës, aksidenti kishte ndodhur më 17 korrik, rreth orës 14:15, ku dyshohet se një veturë, e drejtuar nga një person mashkull, ka goditur një automjet tjetër që drejtohej nga një grua.

Si pasojë e përplasjes, lëndime kishin pësuar të dy drejtuesit e automjeteve, si dhe katër pasagjere gra, të cilat ishin dërguar për trajtim mjekësor.

Policia ka bërë të ditur se më 22 korrik është njoftuar nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës se njëra nga të lënduarat nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente për të përcaktuar rrethanat e plota të aksidentit.

Related Articles