Dy gra nga Venezuela kanë raportuar në Polici se pesë persona të panjohur u kanë grabitur një shumë të parave, njëri nën kërcënimin e armës dhe katër të tjerë me thika.
Rasti ka ndodhur në rrugën “UÇK”.
“Rr. UÇK, Prishtinë 27.09.2024 – 01:00. Dy viktimat femra nga Venezuela, kanë njoftuar se persona të panjohur, njeri prej tyre nën kërcënimin e armës dhe katër tjerë me thika i kanë grabitur një shumë të parave. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë