Pesë shtetas serbë ndalohen në Doberqan për kalim ilegal të kufirit

Pesë shtetas serbë ndalohen në Doberqan për kalim ilegal të kufirit

Rreth orës 05:50, patrullat e Policisë së Kosovës nga Stacioni Policor për Mbikëqyrje të Kufirit në Gjilan, në fshatin Doberqan, kanë ndaluar një automjet me targa të Serbisë, i cili kishte hyrë në territorin e Republikës së Kosovës në mënyrë ilegale.

Gjatë kontrollit të automjetit, janë identifikuar pesë persona. Të njëjtit janë shoqëruar për procedura të mëtejme ligjore dhe, pas paraqitjes para gjykatës kompetente dhe shqiptimit të gjobave përkatëse, janë dërguar në Pikën e Kalimit Kufitar Dheu i Bardhë.

Sipas raportimeve, personat, të gjithë të nacionalitetit serb, dyshohet se kanë kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.

Burime të informuara bëjnë të ditur se së paku njëri nga të ndaluarit është ish-pjesëtar i Forcave të Armatosura të Serbisë. I njëjti dyshohet se posedon informacione që lidhen me plane të mundshme të Serbisë për të cenuar procesin zgjedhor në Republikën e Kosovës.

Institucionet kompetente nuk kanë dhënë ende detaje shtesë lidhur me këtë rast, ndërsa hetimet pritet të vazhdojnë në përputhje me procedurat ligjore.

Related Articles