Pesë të arrestuar në Kaçanik pasi tentuan ta vidhnin një argjendari

Pesë të arrestuar në Kaçanik pasi tentuan ta vidhnin një argjendari

Pesë të dyshuar janë arrestuar, dy prej tyre shtetas të Serbisë, pasi dyshohet se kanë tentuar të kryenin një vjedhje në një argjendari në Kaçanik.

Dy të dyshuarit meshkuj serb nga njësitë policore janë kapur në flagrancë duke e kryer veprën. Në vendin e ngjarjes si dëshmi janë gjetur dhe konfiskuar: një shufër metali, një palë dara, pesë çelësa të ndryshëm, tri kaçavida, një skallper dhe dorëza.

Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

 Rasti i ndodhur të dielën është duke u hetuar si vjedhje e rëndë në tentativë. / Gazeta Enigma.

Related Articles