Një minator ka humbur jetën gjatë orarit të tij të punës në Bulqizë.
Dyshohet se tashmë i ndjeri kishte pësuar arrest kardiak.
Kështu ka njoftuar Policia e Shqipërisë.
“Bulqizë/ Me datë 06.01.2025, rreth orës 07.40, në hyrje të galerisë tek një subjekt minerar, shtetasi S.T., 64 vjeç, dyshohet se ka pësuar atak kardiak dhe për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti”, thuhet në njoftimin e policisë. /Gazeta Enigma