Petkoviç për fjalimin e Vuçiqit: Themelim i vijave të kuqe në të cilat nuk ka vend për njohje të Kosovës

Petkoviç për fjalimin e Vuçiqit: Themelim i vijave të kuqe në të cilat nuk ka vend për njohje të Kosovës

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, vlerësoi se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, mbajti një fjalim në parlamentin serb.

“Bazuar në mendimin dhe qëndrimin racional, të përgjegjshëm, por mbi të gjitha shtetformues ndaj çështjes së Kosovës dhe çështjes kombëtare serbe në përgjithësi”, tha ai.

Në një deklaratë, Petkoviq vlerësoi se largpamja dhe serioziteti i mesazheve të presidentit do të tregojë vetëm potencialin dhe rëndësinë e plotë për ruajtjen e kombësisë serbe në vitet në vazhdim”, raporton Tanjug.

“Kjo është arsyeja pse fjalimi i djeshëm i presidentit, por edhe përgjigjet për deputetët, janë një lloj themeli i vijave tona të kuqe kombëtare në të cilat nuk ka vend për njohje të Kosovës, as poshtërim të shtetit dhe popullit tonë, por ekziston hapësirë ​​për dialog, kompromis dhe marrëveshje”, shtoi ai

Related Articles