Petkoviq: Beogradi në Bruksel do të insistojë në formimin e Asociacionit

Petkoviq: Beogradi në Bruksel do të insistojë në formimin e Asociacionit

Drejtori i Zyrës Serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, ka biseduar sot me zëvendësambasadorin e sapoemëruar të SHBA-së në Serbi, John Ginkel.

Duke e informuar bashkëbiseduesin për rezultatet e zgjedhjeve lokale të mbajtura më 17 tetor, dai theksoi se serbët janë pajtuar të marrin pjesë në këto zgjedhje, duke pritur zbatimin e menjëhershëm të të gjitha marrëveshjeve të arritura deri më tani, veçanërisht formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, raporton Kosovo Online.

Ai ka përmendur deklaratën e kryenegociatorit kosovar Besnik Bislimi se nuk do të ketë formim të Asociacionit, gjë që siç tha ai tregon se “Prishtina nuk dëshiron normalizim të marrëdhënieve dhe se po bën gjithçka për mbylljen e derës së dialogut”.

“Në takimin e radhës në Bruksel, Beogradi do të insistojë me vendosmëri dhe në mënyrë të palëkundur në ndërmarrjen e hapave konkretë drejt formimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe”, tha ai

Related Articles