Kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se sot gjatë takimit trepalësh me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimin, dhe të dërguarin special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, i ka përmendur të gjitha çështjet që i kanë pengesë serbët e Kosovës
Pas takimit, i cili ka zgjatur gati 3.5 orë, ai ka thënë se biseda e drejtpërdrejtë ka ndodhur për shkak se pala serbe ka insistuar.
Sipas tij, gjëja e parë për të cilën ata insistuan ishte formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, si çështja e parë dhe kryesore që lidhet me fatin dhe të ardhmen e popullit serb, dhe çështja e dytë është ajo e dinarit, sipas tij, Rregullorja e re e Bankës Qendrore të Kosovës është e vështirë për serbët e Kosovës, shkruan Tanjug.
Lajçak sot ka mbajtur takime të ndaras me të dy kryenegociatorët, i pari ishte Besnik Bislimi e më pas Petar Petkoviq.