Drejtori i Zyrës Serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, uroi Listën Serbe për fitoren në zgjedhjet e së dielës.
“Unë përgëzoj listën tonë serbe për një fitore bindëse dhe historike. Kjo është fitorja e popullit tonë, por edhe fitorja e politikës së udhëhequr nga presidenti Aleksandar Vuçiq ”.
“Përsëri, ne kemi treguar dhe vërtetuar se kur është më e vështirë për ne dhe kur jemi nën presionin më të madh, se ne jemi më të fortë atëherë”, ka shkruar ai në Facebook.
Kandidatët e Listës Serbe kanë fituar zgjedhjet lokale në Kosovë në 10 komuna me shumicë serbe.
Kështu bëri të ditur gjatë mbrëmjes të së dielës kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, pas rezultateve të para nga këto zgjedhje lokale, derisa iu referua komunave të cilat janë të populluara me shumicë serbe. /Gazeta Enigma/.