Petkoviq me leje të MPJD-së qëndron në Kosovë për Pashkë

Petkoviq me leje të MPJD-së qëndron në Kosovë për Pashkë

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka bërë të ditur se i është dhënë leja për ta vizituar Kosovën shefit të Zyrës Serbe për Kosovën, Petar Petkoviq.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njofton se i ka aprovuar kërkesën për vizitë në Republikën e Kosovës z. Petar Petkoviq, për të marrë pjesë në liturgjinë e festës së  Pashkëve. Dhënia e lejes për vizitë bazohet në  marrëveshjen lidhur me vizitat e ndërsjella të përfaqësuesve politikë mes Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në njoftim.

Petkoviq, mori pjesë në liturgjinë e mesnatës së Pashkëve, e cila u mbajt në Manastirin e Deçanit. Në liturgji morën pjesë liderët dhe anëtarët e kryesisë së Listës Serbe, të drejtuar nga kryetari Goran Rakiq, nënkryetarët Igor Simiq dhe Dalibor Jevtiq.

Duke i uruar Pashkët, Petkoviq tha se është e rëndësishme të ruhet paqja, por edhe të vazhdohet me fuqizimin ekonomik të popullit serb në Kosovë.

Related Articles