Drejtiori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviq ka bërë të ditur se do të qëndrojë dy ditë për vizitë në Kosovë me rastin e Pashkëve Ortodokse.
Sipas një komunikate të lëshuar nga zyra e tij, Petkoviq do të marrë pjesë në Liturgjinë e Pashkëve sonte në mesnatë në manastirin e Banjskës në Zveçan.
Ndërkaq nesër kryenegociatori serb do të vizitojë institucionin parashkollor “Maja” në fshatin Banje.
Petkoviq dhe Peshkopi i Rashkës dhe Prizrenit, Teodosije do të marrin pjesë në festimet e Pashkëve me fëmijë dhe banorë të fshatit Banje dhe Syriganë të komunës së Skenderajt.