Zëvendësministri i MMPHI-së, Hysen Durmishi, ka njoftuar të martën se janë pezulluar të gjitha memorandumet të nënshkruara me komuna në janar, shkurt dhe mars të vitit 2021, raporton Gazeta “Enigma”.
Ai ka bërë të ditur se vlera e këtyre memorandume kap koston e 18.5 milionë eurove.
Durimishi ka shtuar tutje se këto ndryshime po i bëjnë, meqë nuk janë planifikuar këto kosto, ndërsa ka bërë të ditur po ashtu se do të ndahet buxhet shtesë për shpronësimin e disa pronave që duhen për ndërtimiet e vazhdimet e disa rrugëve.
“Do të punojmë në vazhdimin e rrugës Prishtinë-Mitrovicë dhe Prishtinë-Podujevë”, tha Durmishi në një paraqitje publike.
Ai ka bërë të ditur se në të ardhmen para se të nisen projekte të reja, do të shikohet mirë se sa ka buxhet e më pas të fillohen e të aplikohen ato./Gazeta Enigma