Pfizer-BioNTech do ta furnizojë BE-në me 100 milionë doza shtesë të vaksinës

Pfizer-BioNTech do ta furnizojë BE-në me 100 milionë doza shtesë të vaksinës

Kompania BioNTech dhe gjiganti i barnave Pfizer do ta furnizojnë Bashkimin Evropian me 100 milionë doza shtesë të vaksinës së tyre. Sipas CNN, BioNTech tha në një deklaratë të hënën grupi shtesë do të rrisë numrin e përgjithshëm të dozave të furnizara në BE në 600 milionë.

“100 milionë dozat shtesë… do të ndihmojnë më tej për të mbështetur përshpejtimin e fushatave të vaksinimit përgjatë BE-së”, tha Sean Marett, Shefi i Biznesit dhe Zyrtari Kryesor i Tregtisë së BioNTech.

“Tani synojmë të shpërndajmë një total prej 600 milionë dozash në BE këtë vit, që mbulon dy të tretat e popullsisë së unionit dhe përfaqëson marrëveshjen më të madhe kumulative të furnizimit… që ne kemi rënë dakord deri më tani globalisht”, shtoi Marett.

Thierry Breton, komisioneri i BE-së i ngarkuar me vaksinat, tha të dielën se BE-ja kishte besim te BioNTech-Pfizer për shkak të furnizimeve të tyre të vazhdueshme të vaksinave.

Related Articles