Juliana dhe Stresi kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin gjatë ditës së sotme.
Ajo i thoshte Stresit se ai nuk bënë punë në shtëpinë e Big Brother Vip Kosova dhe se nuk i ka sjellë asnjë gjë shtëpisë.
Reperi këto akuza i mohoi duke thënë se ai i ka dhënë shumë gjëra shtëpisë më të madhe në vend.
Juliana atë e replikoi sërish duke i thënë: “Duhesh të jesh më i mençur”.
Ndërsa, Stresi ia ktheu se Juliana nuk ka pikë mençurie: “Ti kësaj shtëpie nuk i ke dhënë as një pikë edukate”.