PDK me aksion simbolik kërkon shkarkimin e ambasadorit Berishaj

PDK me aksion simbolik kërkon shkarkimin e ambasadorit Berishaj

Partia Demokratike e Kosovës nëpërmjet një aksioni simbolik ka kërkuar shkarkimin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Nga ky subjekt politik po ashtu kërkojnë që ambasadori Berishaj të sillet para drejtësisë.

Në këtë kuadër, PDK ka ndërmarr një aksion simbolik, ku nëpërmjet reflektorit e ka ndriçuar ndërtesën e Qeverisë së Kosovës me fotografinë e përbashkët të kryeministrit, Albin Kurti dhe ambasadorit, Martin Berishaj me mbishkrimin “Qeveria e Martinit”

Related Articles