Milani do të jetë në kërkim të një rikthimi historik pas humbjes 0-2 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ndaj rivalit lokal Interit.
Trajneri i kuqezinjve, Stefano Pioli, do të mund të ketë sërish në dispozicion Rafael Leaon, por në konferencën për shtyp ka dashur të nënvizojë se duhet një paraqitje ekipore për të provuar kalimin në finalen e Stambollit.
Si fillim, duke folur për ‘Sky Sport’, Stefano Pioli donte të sqaronte një koncept, pavarësisht nga disavantazhi që mori në ndeshjen e parë, përcjellë lajmi.net.
“Gjendja shpirtërore është ajo e një ekipi që e di se ka ende një shans të madh. Është një vigjilencë që duhet ta ta kemi. me vendosmëri dhe përqendrim dhe të përpiqemi deri në fund të përmbysim rezultatin”, tha Pioli.
“Pak e kishin menduar një Milan që mund të arrinte deri në këtë pikë. Është e qartë se tani duam të arrijmë në finale. Ndeshja e parë nuk shkoi siç donim, veçanërisht në pjesën e parë. Më pas ne e bëmë ndeshjen pak më të ekuilibruar. Është e qartë se duhet të bëjmë shumë më mirë”, shtoi ai..
Mungesa e madhe në ndeshjen e parë, i cili ndërkohë do të jetë në ndeshjen e dytë, do të jetë portugezi Rafael Leao, i gatshëm të japë kontributin e tij në një rikthim të vështirë, por jo të pamundur:
“Rafa është mirë. Pothuajse dje e ka bërë të gjithë stërvitjen, sot shpresojmë ta bëjë të plotë. Urojmë të kemi me vete edhe Kruniçin dhe Messias”, bëri të ditur më tutje Pioli.
Ballafaqimi i dytë mes Interit dhe Piolit zhvillohet të martën me fillim nga ora 21:00.