Darka tradicionale që njihet si “Darka e Lamës” kësaj radhe është shtruar në kampin e Policisë së Kosovës në Mitrovicë “Enver Zymeri”.
Por, jo të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës i ishin bashkuar kësaj darke.
Njësia Speciale Intervenuese(NJSI) ishin ata që e bojkotuan.
NJSI është pikërisht njësia qe korri sukses të jashtëzakonshëm në aksionin e tyre në Banjskë të Zveçanit.
Burimet e Dukagjinit bëjnë me dije qe bojkoti i kësaj njësie ka ndodhur pasi nuk janë plotësuar kërkesat e tyre, sidomos ajo për pagesën e rrezikshmërisë.