Një person është arrestuar në Gjilan gjatë së mërkurës pasi kishte shtënë me armë zjarri ndaj dy personave.
Siç raportohet policia, njëri nga viktimat është dërguar në QKUK pasi që është i lënduar nga arma e zjarrit, ndërsa viktima tjetër pas tretmanit mjekësor është liruar.
Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një pistoletë, një thikë dhe tre gëzhoja.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. / Gazeta Enigma.