Gjatë së enjtës një i mitur është plagosur në komunën e Istogut.
Më të marrë informatën, policia ka dal në vendin e ngjarjes, përkatësisht në një poligon të armëve, me ç’rast kanë arrestuar një të dyshuar.
“Stacioni Policor nё Istog, me datё 22.08.2024, rreth orёs 16:00, ёshtё njoftuar nga QKMF-Istog, se ёshtё paraqitur njё person (i mitur), i cili ishte plagosur me armё zjarri. Njësitet relevante kanё dalё ne vendin e ngjarjes, ne njё Poligon tё Armёve nё qytetin e Istogut, ёshtё arrestuar i dyshuari nga i cili ёshtё sekuestruar arma, dhe pas intervistimit me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48 orё”, thuhet në raportin e policisë. /Gazeta Enigma
Plagoset i mituri në një poligon të armëve në Istog
