Plagoset me armë zjarri një 27-vjeçar në Vushtrri

Plagoset me armë zjarri një 27-vjeçar në Vushtrri

Një person është plagosur me armë zjarri të dielën në mbrëmje në fshatin Stanovc të Vushtrrisë. Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin, duke e cilësuar atë si “vrasje e rëndë në tentativë”.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, rreth orës 18:00 është pranuar informata për një incident me armë zjarri, ku një mashkull rreth moshës 27-vjeçare ka mbetur i plagosur.

Viktima është dërguar menjëherë për trajtim mjekësor dhe, sipas autoriteteve shëndetësore, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Në vendin e ngjarjes janë gjetur katër gëzhoja. Hetuesit policorë, nën udhëheqjen e prokurorit kompetent, kanë nisur hetimet në drejtim të veprës penale ‘vrasje e rëndë në tentativë’,” thuhet në komunikatën e Policisë.

Personi i dyshuar për këtë sulm është ende në arrati, ndërsa autoritetet janë në kërkim të tij. Hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Related Articles